FLLUSKAT 3M PREJ QELQI

Flluskat 3M prej qelqi  janë mikrosfera të zbrazëta prej qelqi të cilat përbëjnë një alternative ndaj mbushësve dhe shtesave konvencionale si silikati, karbonati i kalciumit, talku, argjila, etj., të cilat përdoren në shumë aplikime. Këto grimca me dendësi të ulët përdoren në një gamë të gjerë të industrive për të zvogëluar peshën e një pjese të një strukture, për të zvogëluar kostot dhe për të përmirësuar cilësinë e produktit.

Forma unike sferike e flluskave 3M prej qelqi  ofron një numër përfitimesh të rëndësishme, duke përfshirë: një shkallë më të lartë të ngarkimit të mbushësit; viskozitet më të ulët; përmirësim të rrjedhshmërisë dhe reduktim të tkurrjes dhe deformimit. Kjo ndihmon gjithashtu që flluskat e qelqit 3M të përzihen lehtësisht në përzierje dhe i bën ato të adaptueshme për një shumëllojshmëri procesesh të prodhimit, duke përfshirë spërkatjen, derdhjen dhe formësimin.

Përbërja e qelqtë kimikisht e qëndrueshme sode-gëlqere-borosilikate e flluskave 3M prej qelqi  siguron një rezistencë të shkëlqyer kundër ujit duke krijuar kështu emulsione më të qëndrueshme. Ato janë gjithashtu jo të djegshme dhe jo poroze, ndaj nuk thithin rrëshirë. Për më tepër, alkaliniteti i tyre i ulët krijon përputhshmëri të flluskave 3M prej qelqi  me shumicën e rrëshirave, një viskozitet të qëndrueshëm dhe një jetëgjatësi të madhe. 


Karakteristikat

  • Madhësia mesatare e grimcave varion nga 17 në 65 mikron
  • Peshë e lehtë me dendësi që varion nga 0,12 në 0,6.
  • Raporti i madh i forcës ndaj dendësisë.
  • Formë sferike.
  • Material kimikisht i qëndrueshëm.
  • Një ngarkesë e lartë mbushëse është e mundur dhe e lehtë për t'u shpërndarë.
  • Përcjellshmëri e ulët termike.
  • Prodhuar nga qelqi i formuluar në mënyrë të posaçme.

Përfitimet

  • Zvogëlim i dendësisë së një polimeri ose veshjeje.
  • Viskozitet më i ulët që do të thotë rrjedhshmëri më e lehtë.
  • Karakteristika izoluese të përmirësuara.
  • Zëvendësim i rrëshirës në polimere dhe veshje.
  • Kohë e reduktuar e cikleve në aplikimet e formave me injektim.
  • Reduktim i * VOC-ve në veshje.
  • Reduktim i peshës.
  • I mbijeton përpunimit.

*(VOC) Përbërje Organike e paqëndrueshme.

Aplikimet

Bojëra lateks akrilike dhe industriale, Veshje baze arkitektonike, Bojëra arkitektonike (më të holla se 3 të mijëtat e inçit) apo për Pamje të Lëmuar, Veshje për Furça / Rrula, Stukime dhe xhundime, Mbulesa për Panele qendrore, Mallra konsumi, Mermer artificial, Veshje për kuvertë, Veshje me spraj pa ajër, Polimere elastike, Elektronikë dhe pajisje elektroshtëpiake, Elektronikë, Inxhinieria e drurit, Veshje prej epoksi, Veshje të jashtme reflektuese diellore, profile të derdhura për korniza dritaresh dhe dyersh, Parafango, Dekor Mobiljesh dhe objektesh të derdhura, Mobilje, Përbërës të derdhur me injektim dhe profile të shtrydhura, Veshje izoluese me përcjellshmëri më të ulët termike, Përbërës të brendshëm të kabinave, Mjete të lehta dore, Pjesë të derdhura me injektim të lehtë, Stuko e lehtë, Ngjitës i lehtë i qepjeve, Ngjitës i lehtë i qepjeve dhe veshjeve të poshtme, Përbërje të derdhura në fletë të lehta (SMC), Stuko me nivel të ulët tkurrjeje, Përbërës për riparimin e mureve / Stuko, përbërës të përpunueshëm, të lëmueshëm, Dekore të derdhura, Plasmas Paketimi, Paketime Komerdaret e gomave, Përbërjet prej druri të polimerit dhe veshje anësore, Poliolefinat, Përbërjet e najlonit dhe termoplastikat e tjera, Përbërjet e vazove, Parafabrikat Betoni, Përbërës të modelimit të fletëve (SMC) dhe përbërjet e modeluara në sasi të madhe (BMC), Mbushje vrimash, Zënie vrimash, Ngjitëse, Produkte sportive, Spraj / shtrime, Polimere termoplastike, Polimere Termoset, Termosete, lëngje dhe pasta, Komerdaret e gomave, Veshjet e poshtme, Përbërje prej druri / polimeri.


© copyright Balkchem 2021 | Powered by