Mikrosferat Qeramike 3M janë qenësisht të forta dhe me formë unike të krijuara për të siguruar një numër vetish të pëlqyeshme për klientin, ndërkohë që i ndihmojnë përgatitësit e bojrave dhe veshjeve të zvogëlojnë kostot, të rrisin qëndrueshmërinë dhe të përmirësojnë procesin e përpunimit.Për shkak të formës dhe shpërndarjes së madhësisë së grimcave, mikrosferat qeramike 3M mundësojnë një kërkesë më të ulët për rrëshirë dhe një viskozitet më të ulët pa sakrifikuar ngarkesën e mbushësit.
Përveç kësaj, fuqia e madhe dhe ngurtësia e qenësishme e mikrosferave qeramike 3M ndihmojnë që sipërfaqet e lyera të jenë më të qëndrueshme, për t'i rezistuar më mirë fërkimit dhe gërvishtjes.
Që nga pjesa e brendshme e një sipërfaqeje në shtëpi e deri tek strukturat industriale të ekspozuara ndaj elementeve të ndryshëm, mikrosferat qeramike 3M mund t’i japin vlerë të shtuar një larmie ngjyrash dhe veshjesh arkitektonike dhe industriale - duke i ndihmuar kështu prodhuesit të kenë sukses në formulimin e materialeve të tyre.
Karakteristikat
Përfitimet
Aplikimet
Mikrosferat qeramike 3Μ përdoren nga përpunuesit për të zvogëluar nivelet e VOC, për të rritur ngarkimin e mbushësve, për të përmirësuar ngurtësinë dhe për të shtuar rezistencën ndaj fërkimit, gërvishtjes dhe gërryerjes në një shumëllojshmëri përzierje veshjesh. Për shkak të cilësive kimike të qeramikës së të këtyre produkteve, ato janë gjithashtu transparente ndaj rrezatimit UV deri në 250 nm dhe janë të dobishme në veshjet e holla me pluhur dhe atyre mbrojtëse nga rrezatimi. Veshje industriale dhe mirëmbajtëse, Veshje arkitektonike, Përpunime me gjysëm-shkëlqim deri në ato mat,Veshje arkitektonike, Veshje mbrojtëse ndaj rrezatimit, Shtresa e paralyerjes e drurit, Stuko, fino.