DIOKSID TITANIUMI (TiO2)

Dioksidi i titaniumit (TiO2) është një material i cili ka shumë përdorime. Deri më tani ai konsiderohet si një zgjedhje e shkëlqyer si një pigment pasi është kimikisht rezistent dhe jo toksik. Tashmë ai përbën pigmentin e bardhë të zakonshëm që përdoret tek bojërat, pasi përdorimi i oksidit të plumbit është ndaluar përpara disa viteve.

Ai përdoret gjithashtu si një pigment në bojrat e printimit, plastikës, kozmetikës, sapunit, pastës së dhëmbëve dhe ushqimit.

Edhe pse dioksidi i titanit (TiO2) është mjaft i bollshëm, ai shpesh gjendet në përqendrime të ulëta në minerale të papërpunuara. Për të bërë që t’ja vlejë për ta nxjerrë nga toka, duhet të gjendet në formë më të pastër dhe me përqendrim më të lartë. Prodhimi i dioksidit të titanit të pastër (TiO2) përfshin disa faza dhe ky proces ka nevojë për reagentë kimikë dhe energji.

Dioksidi i titaniumit (TiO2) është normalisht i disponueshëm në dy faza të ndryshme të zakonshme; rutili dhe anataza. Të dyja format mund të vijnë nga dy procese të ndryshme; nëpërmjet

përpunimit të sulfatit dhe klorurit ku ky i fundit është në dispozicion vetëm për fazën e anatazës TiO2 por që konsiderohet si metodë më e re dhe më miqësore për mjedisin.


Karakteristikat

Dioksidi i titaniumit (TiO2) është një substancë e bardhë e shndritshme që përdoret kryesisht si ngjyrues i ndezur në një grup të gjerë të produkteve të zakonshme. Ai gjithashtu ka një numër cilësish më pak të njohura që e bëjnë atë një përbërës jashtëzakonisht të dobishëm dhe të rëndësishëm në betejën tonë për të luftuar ndryshimet klimaterike dhe në parandalimin e kancerit të lëkurës.

Burimi: Shoqata e Prodhuesve të Dioksidit të Titaniumit (TDMA)

Aplikimet

Dioksidi i titaniumit vlerësohet për ngjyrën e tij tejet të bardhë, për aftësinë për të shpërhapur dritën si dhe për rezistencën ndaj rrezatimit ultraviolet, TiO2 është një përbërës popullor i cili ndodhet në qindra produkte që ne shohim dhe përdorim çdo ditë, duke sjellë përfitime të konsiderueshme për ekonominë tonë dhe për cilësinë e përgjithshme të jetës.

Burimi: Shoqata e Prodhuesve të Dioksidit të Titaniumit (TDMA)


© copyright Balkchem 2021 | Powered by