PAJISJE MBROJTËSE PERSONALE 3M

Ruajtja e shëndetit dhe siguria e punëtorëve në të gjithë sektorët e industrisë dhe në çdo mjedis pune, është një aspekt për të cilin 3M është plotësisht i angazhuar.

Pajisjet e sigurisë personale 3M (PSE) sigurojnë shkallën më të lartë të mundshme të mbrojtjes dhe ato ndahen në kategoritë e mëposhtme:

  • Respiratorët me një përdorim (Respiratorët e ripërdorshëm & pjesët e tyre).
  • Mbrojtja e dëgjimit.
  • Syzet mbrojtëse.
  • Mbrojtja e kokës dhe fytyrës.
  • Veshjet mbrojtëse.

Karakteristikat

Respiratorët me një përdorim 3M – të Ripërdorshëm

Ekzistojnë mundësi për t’u mbrojtur kundër grimcave në ajër dhe avujve të cilët mund të ndikojnë në shëndetin tuaj. 3M ofron një përzgjedhje të gjerë të aspiratorëve filtrues të fytyrës të aprovuar nga NIOSH për situata të shumta që lidhen me punën. 3M siguron një larmi teknologjish dhe karakteristikash novatore - të gjitha të dizajnuara për të siguruar rehati, komoditet dhe vlerë.

Një respirator nuk mund të sigurojë të gjithë mbrojtjen për të cilën është krijuar, nëse nuk përzgj idhet dhe vendoset saktë gjatë të gjitha periudhave të ekspozimit. Kjo është arsyeja përse 3M përdor një larmi teknologjish dhe karakteristikash novatore të dizajnuara për të rritur komoditetin e përdoruesit dhe për të ndihmuar në zgjatjen e kohës së mbajtjes.

Mbrojtja e dëgjimit 3M

Ne nuk shesim thjesht mbrojtje dëgjimi. Ne jemi të përkushtuar për suksesin e gjithë programit tuaj të ruajtjes së dëgjimit. Produktet 3M ™ E-A-R dhe PELTOR për mbrojtjen e dëgjimit janë disa nga më të njohurit në treg dhe janë krijuar për të siguruar mbrojtje, komoditet dhe lehtësi përdorimi.

Syzet mbrojtëse 3M

Syzet mbrojtëse 3M përfshijnë një shumëllojshmëri produktesh moderne dhe me stil në përzgjedhjen e syzeve me dhe pa recetë. Syzet në dispozicion përmbajnë një larmi veshjesh, lloje lentesh dhe aksesorësh.

Mbrojtja e Kokës dhe Fytyrës 3M

Përbërësit mund të kombinohen për t’iu përshtatur nevojave të përdorimit apo të mjedisit tuaj. Produktet tona të kokës dhe fytyrës ndihmojnë në garantimin e mbrojtjes, komoditetit dhe performancës.

Veshjet mbrojtëse 3M

Të punuarit gjatë gjithë ditës veshur me kominoshe mund të shndërrohet në diçka të pakëndshme ndaj gjetja e shkallës së duhur të mbrojtjes në balance me nevojën për komoditet njëkohësisht, nuk është diçka e lehtë. Fatmirësisht, ekzistojnë zgjidhje për këtë problem. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar kostume mbrojtëse, veshje mbrojtëse, mbulesa mbrojtëse apo veshje të disponueshme, ju mund të ndihmoni veten të mbroheni nga grimcat e rrezikshme, derdhjet e lëngshme të kufizuara në sipërfaqe, llaqet dhe madje edhe spërkatjet, nëpërmjet Mbulesave Mbrojtëse 3M. Bëni zgjedhjen tuaj nga një shumëllojshmëri kominoshesh respiruese dhe me karakteristika të përshtatshme për ju.


© copyright Balkchem 2021 | Powered by